Dhunoi gruan, arrestohet 31 vjeçari nga Tropoja

0

Një 31 vjeçar nga Tropoja është arrestuar nga policia për dhunë në familje.

Policia njofton se i riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin N. N., 31 vjeç, banues në Tropojë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu