Dhunoi gruan dhe kunatën, arrestohet 42 vjeçari në Vaun e Dejës

0

Një 42 vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës për dhunë në familje.

Policia njofton se 42 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin 42 vjeç, banues në fshatin Plezhë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatës së tij.”, njofton policia.