Dhunonte vazhdimisht gruan, arrestohet nga policia 42-vjeçari

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar në kryeqytet, pasi akuzohet se ka ushtruar në mënyrë konstante dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Pas arrestimit nga efektivët e Komisariatit nr.1, ai është dërguar për gjykim dhe akuzohet për veprën penale të dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu