Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30-vjeçarin, lirohen nga paraburgimi 4 të arrestuarit

0

Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura janë liruar nga paraburgimi. Për personat në fjalë, Gjykata e Korçës ka caktuar detyrim me paraqitje. Katër personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 22 mars dhunuan me shkopa bejsbolli dhe leva, Ramadan Hasani, në ambientet e një lavazhi në Korçë.

Gjykata vendosi: mos vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës se sigurimit ” detyrim për tu paraqitur ne Policinë Gjyqësore”. kujtojmë se sherri mes korçarëve nisi në datën 14 Shkurt, kur Ramadan Hasani bashkë të vëllain e tij ka goditur Spartak Selimin ndërkohë që ky i fundit ditën e sotme se bashku me 3 persona të tjerë kanë marrë hak ndaj 30 vjecarit Ramadan Hasani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu