36-vjeçari në Fier fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor, e ngacmon seksualisht

0

Policia e Fierit ka arrestuar një 36-vjeçar. Ky i fundit me iniciale M.Xh., banues në Tiranë, është ndaluar nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht një të re me probleme të shëndetit mendor. Ai ka marrë 21-vjeçaren në makinën e tij dhe e ka ngacmuar seksualisht.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu