Dielli ndiqet nga vranësirat, parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Sipas MeteoAlb dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe malore ndërsa zona përgjatë vijës bregdetare do të paraqitet me kthjellime.

Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në vend, ndërsa shira të izoluar dhe të papërfillshëm sërish rrezikon zona e Alpeve Shqiptare.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 16°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë orët e para të ditës në Republikën e Kosovës. Parashikohet që këto kushte atmosferikë mbeten mbizotëruese gjatë gjithë ditës ndërsa shira të papërfillshëm do ketë në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë Maqedoninë e Veriut edhe pse nuk priten reshje. Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Kthjellimet do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të kontinentit europian. Përjashtim bën vetëm Britania e Madhe dhe Europa Qendrore ku herë pas here do ketë rrebeshe shiu, stuhi ere dhe breshëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu