Digjet banesa në Elbasan/ Dërgohet në spital një i moshuar

0

ELBASAN

Një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi banesa e tij u përfshi nga flakët dhe gjithashtu dhe ai vetë.

Policia thotë se rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu