Digjet gjatë natës mjeti në Elbasan. Dyshime për zjarr të qëllimshëm

0

Përfshihet nga flakët mjeti në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”.

Është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të D. T., banues në këtë qytet, i cili ka qenë i parkuar në sheshin para pallatit.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Një nga pistat është zjarrvënia e qëllimshme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu