Shkodër- Digjet makina e një punonjësi policie në Shkodër.
ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi Sokol Kroni 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, është djegur pjesërisht. Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.