‘Digjet’ nga Vetingu prokurori i Tiranës, pasi zbardhi në kohë rekord vrasjen e Behar Sofisë

0

Bledar Maksuti, Prokuror në Prokurorinë parë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka kaluar Vetingun.

Anomalia e pasurisë së Prokurorit u nxor në pah nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova.

Prokurori rezultoi me pasaktësi në deklarime me mungesë burimesh për pasurinë. Bledar Maksuti ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtronte profesionin e prokurorit prej vitit 2008.

Ndërkohë nga Maksuti ishte vënë re një pasaktësi në deklarime si dhe mungesa e burimeve financiare, ndërsa anomalia vihej re në shpenzimet dhe transaksionet e kryera nga babai i tij i cili ka ndërruar jetë.

Maksuti nuk është i panjohur në profesionin e tij, ai së fundmi ka zbardhur në kohë rekord vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu