Një banesë private është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasan, pranë zonës së ish-kinemasë, duke shkaktuar panik te banorët përreth.
Shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur në ajër, ndërsa zjarri ka përfshirë plotësisht banesën, në të cilën jetonte vetëm një person. Fatmirësisht, ai ka shpëtuar pa lëndime, por ndodhet në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk ka mundur të japë shpjegime për shkaqet e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Banesa ndodhet pranë disa njësive të biznesit, në një zonë të populluar, çka rriti shqetësimin për përhapjen e mundshme të flakëve.





