Dijonisi: Valerin e kanë pushtuar demonët, kërcen natën para pasqyrës

0

‘Ferma VIP’ është reality show që po ndiqet shumë nga njerëzit. Banorët shfaqen të qetë dhe të gatshëm të kryejnë detyrat që u jepen. Sot, Dijonisi në një bisedë me Marianën ka diskutuar për Valerin. Me batuta ai shprehet se fermerin e ka pushtuar demoni. Këtë bisedë, Dijonisi e ndau edhe me Elsën e Valerin.

“E kanë pushtuar demonët o Marian. Nuk çohet robi në tre të mëngjesit të kërcej. Para pasqyrës kërcente, flet me demonët natën. Nuk është Valeri i vërtetë, e komandon demoni”, thotë Dijonisi.

Nga ana tjetër, Valeri e mori si batutë, ku shprehet se Dijonisi e do jashtë fermës me iden e heqjes së demonit.

“Nuk flas unë para pasqyrës a je në terezi. Nuk më bind mua. Jo po thuaj dil jashtë se t’a heqim demonin”, i përgjigjet me batutë Valeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu