E RËNDË në Shkodër/ Ishte duke punuar, 40-vjeçari bie nga kati i katërt i pallatit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i pallatit teksa po kryente punime.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, teksa 40-vjeçari ishte duke punuar për riparimin e një apartamenti. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti. Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu