Dita e balonave/ Elbasan, fëmijët e kopshteve mbushin qiellin me balonat plot me ngjyra

0

Fëmijët e kopshteve të Elbasanit e kanë pritur me padurim këtë fundjave kur do të zbukuronin qiellin me balonat e tyre shumëngjyrëshe.

Asnjëherë më parë sheshi i stadiumit “Elbasan Arena” nuk është dukur më i bukur sesa këtë fundjavë plot diell dhe balona.

Prindër dhe edukatorë gjykojnë se të tilla aktivitete i shërbejnë zhvillimit të fëmijëve dhe socializimit të tyre, përpos faktit të një dite ndryshe ku secili kërkon ta fluturojë sa më lart balonën e tij.

Dita e Balonave është shndërruar tashmë në traditë në qytetin e Elbasanit duke bërë bashkë fëmijët e kopshteve, por edhe prindërit që gëzojnë bashkë me ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu