Dikur jetonin romancën, pas divorcit emigranti kërcënon ish-të fejuarën 15-vjeçare. “Më kthe dhuratat ose do t’i publikoj fotot!”

0

Historitë e dashurisë janë sa të veçanta aq edhe të çuditshme. Konkretisht një 15-vjeçare që ka jetuar një romancë me një emigrant në Angli, po kërcënohet çdo ditë e më shumë nga ish i dashuri. Ky i fundit kërcënon vajzën përmes rrjeteve sociale. Rasti u regjistrua në komisariatin e Farkës bëjnë me dije burime të gazetës Si që sqarojnë se e mitura vendosi ta ndërpresë historinë, por pas këtij vendimi ish i dashuri pretendon që ka investuar tek ajo përmes dhuratave të shumta dhe ndaj ajo duhet t’i kthejë të gjitha. Në të kundërt fotografitë e vajzës do të shpërndahen në ambientet e jashtme të shkollës private që vajza po ndjek. Denoncimi u krye nga e ëma e 15-vjeçares pohojnë burimet e sigurta të gazetës Si sipas të cilave janë administruar një sërë komunikimesh në Whats App dhe Instagram ku i riu paralajmëron se ka nisur numërimi mbrapsht i kohës dhe në rast mos reagimi ai do fillojë të veprojë.

E ëma shprehet:

F.G. ishte i fejuar me vajzën që është 15 vjeçe. Ai po na kërcënon të dyjave duke postuar fotografi gjatë kohës që kanë qenë të fejuar dhe shantazhon në qoftëse ju nuk më ktheni lekët që kam shpenzuar me vajzën tuaj unë do publikoj fotografitë. Ai ja ka shpërndarë foto të vajzës disa nxënësve. Ata e kanë marrë vesh pasi dy djem në shkollë i kanë thënë sime bije që kanë foto intime të sajat që ua ka dërguar dikush nga Instagrami. I shkrova ish të fejuarit të sime bije dhe mu përgjigj, e kam ndarë mendjen, nëse unë futem në burg t’i bëj gati arkivolin e vajzës. Ai hapi një adresë tjetër Instagrami me emrin e time bije. Më pas më telefonoi dhe më tha – kam paguar dy djem nga 500 paund, u kam thënë do t’i lani këto fotografi dhe do t’i varni tek shtyllat e shkollës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu