“Dikur më thoshin motër, sot duan të dalin me mua”, Fifi flet hapur mbi kërkesat e meshkujve

0

Brenda një kohe të shkurtër Fifi pësoi një ndryshim darstik në pamje, për shkak të rënies së saj nga pesha. Për këtë çështje këngëtarja u përball edhe me një lumë kritikash nga fansat e saj, të cilët shpreheshin se e donin për faktin se ajo ishte ndryshe nga të tjerat. Mirëpo Fifi më pas zbuloi se asaj ju desh që të binte patjetër nga pesha, për shkak të problemeve shëndetësore që po i shkaktonte.

Fifi ka treguar se ka provuar metoda të ndryshme për rënien nga pesha, derisa gjeti metodën më efektive përmes një diete ushqimore. Megjithatë ajo ka theksuar gjithmonë se e ka dashur trupin e saj në çdo formë, edhe kur ka qenë mbi 100 kilogramë edhe tani që ka arritur përmasat perfekte.

Mirëpo po kërkesat e djemve a kanë ndryshuar pas rënies së saj nga pesha?

Ditën e sotme Fifi ka zhvilluar në bisedë virtuale me ndjekësit dhe dikush e ka pyetur:

Duke u bazuar tek mentaliteti i shqiptarëve a ka pasur dallim në ofertat e meshkujve drejt teje pas dobësimit”.

Fifi është shprehur hapur se kërkesat kanë ndryshuar dhe ata që më parë e thërrisnin motër, sot duan të dalin me të për ta njohur ndryshe.

“100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua të më njohin ndryshe”, ka treguar Fifi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu