“Dikush më tha ‘vëlla të duan në burg’”, Ahmetaj kërkon të marrë ‘me vete’ të tjerë socialistë: Shpresoj të dalin sa më shumë shkresa, kam marrë kërcënime

0

Në reagimin e tij të gjatë në rrjetet sociale, në ditën kur Kuvendi pritet ti heqë imunitetin e tij, Arben Ahmetaj nuk duket të jetë i dorëzuar, e madje mes rreshtave kërkon që bashkë me veten në përballjen  me drejtësinë të marrë edhe socialistë të tjerë.

Duke iu referuar një shkrese të publikuar dje nga BIRN, ku thuhet se iniciator për inceneratorin e Tiranës ishte Erion Veliaj, dhe se vetë Ahmetaj asokohe në postin e ministrit kishte kundërshtuar, ish-numri dy i qeverisë shpreson që të bëhen sa më shumë raportime të tilla.

Ahmetaj shprehet se ka marrë shumë kërcënime në ditët e fundit, madje paralajmëron se një pjesë të tyre i ka me screenshot dhe me zë.

Pjesë nga reagimi i Ahmetajt:

Dikush me tha “ te duan ne burg vella”

Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite.

Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna “ e fytyres se ngrysur” ka qene ne interes te publikut.

Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje ‘arati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta ‘palë të treta’ e nje material 60 GB.

Se fundmi I falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu