Dinamika si u vra ish- polici Xhelal Reçi. ‘Doli nga makina dhe…’

0

Mëngjesin e sotëm u ekzekutua nga persona të paidentifikuar ish polici,60 vjeçari Xhelal Reçi.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima ka zbritur nga makina e tij tip Benz, së bashku me bashkëshorten dhe një punonjëse të butikut.

Viktima pas ka hapur biznesin ka dalë për të mbushur pak ujë, por dy persona kanë dalë nga makina duke e ndjekur dhe qëlluar ndaj tij.

Dy personat e maskuar kanë dalë nga një makinë që ishte ary pranë, por vetëm njëri ka qëlluar tre herë ndaj 60 vjeçarit.

Ndër të tjera mësohet se 60 vjeçari është babai i Besnik Reçit të cilit i është bërë një atentat në gusht të vitit 2020, ku një motor me dy persona ka qëlluar ndaj makinës së tij, në të cilën ndodheshin dhe dy fëmijët dhe bashkëshortja.

Familja Reçi ka pasur një konflikt nga fshati i tyre i origjinës Gjol, por burime për abcnews.al kanë konfirmuar se ai ishte mbyllur sipas traditës, ndaj e vetmja pistë hetimi për momentin dyshohet se është atentati i dështuar ndaj djalit të tij.

Policia deri më tani në lidhje me këtë ngjarje ka shoqëruar për zbardhjen e ngjarjes 16 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu