Diplomati i njohur shqiptar: Rusia, Anglia dhe Franca kanë krijuar shtetin e ri grek. Shqipëria zyrtare fsheh të vërtetën historike

0

 

Diplomati Shaban Murati deklaron se Rusia ka krijuar shtetin e ri të Greqisë, një e vërtetë historike që fshihet.

Publicisti dhe diplomati Shaban Murati ka shkruar Rusia ka krijuar shtetin e ri të Greqisë, një e vërtetë historike që fshihet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati deklaron se historiografia zyrtare e Shqipërisë ka bërë tezë të saj përrallën ruse të “revolucionit grek”.

“Një e vërtetë e fshehur historike. Rusia, me ndihmën e Anglisë dhe të Francës, është fabrikuesja kryesore e krijimit të shtetit të pavarur të Greqisë në vitet 20’-30’ të shekullit 19-të me gjysmën e territoreve shqiptare dhe me gjysmën e popullsisë shqiptare. Aksioni gjeopolitik i Rusisë u emërtua “revolucion grek” dhe “revolucioni grek” filloi në Odesë të Rusisë, jo në Athinë.

Është e kuptueshme që autorët rusë, grekë, anglezë, etj. synojnë të mbajnë në këmbë mitin e diplomacisë së tyre për “revolucionin grek”. E habitshme është përse historiografia zyrtare e Shqipërisë ka bërë tezë të saj përrallën ruse të “revolucionit grek” dhe nuk e përmend kurrë dhe e fsheh të vërtetën historike se Rusia krijoi shtetin e ri të Greqisë”, shkruan Murati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu