Nga sigurimi i dezinfektantëve, ujit e deri tek vënia në dispozicion e teatrit apo pallatit të sportit, Bashkia e Elbasanit gati për fillimin e vitit të ri shkollor

0

 

Rreth 200 shkolla, kopshte e çerdhe të Bashkisë së Elbasanit po bëhen gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Në një periudhë jo të zakonshme të diktuar nga Covid 19, godinat duhet të plotësojnë kushte shtesë sidomos përsa i përket higjienës dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.

Bashkia e Elbasanit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit ka nisur dezinfektimet e objekteve arsimore, proces i cili do të jetë periodik.

Po ashtu janë marrë masat për furnizimin e shkollave me dezinfektantë dhe të gjitha pajisjet e mevpojshme për higjienën në tualete.
Nga ana tjetër, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, është duke kryer një inspektim të hollësishëm të në gjitha shkollat përsa i përket furnizimit me ujë të rrjedhshëm.

Në ato shkolla ku mungon uji i rrjedhshëm, kjo ndërmarrje do të marrë masat për furnizimin me bote.

Për t’i ardhur në ndihmë Zyrës Arsimore Rajonale, Bashkia e Elbasanit ka vënë në dispozicion edhe mjediset e saj si : Teatri Skampa, Pallatit i sportit, Qendra Rinore etj në rast se shkollat do të këtë nevojë për ambiente, nisur nga fakti që do të ruhet distanca mes nxënësve.

Bashkia e Elbasanit është e angazhuar të ndjekë në vijimësi situatën në shkolla me parimin kryesor të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.

Bashkia e Elbasanit uron nxënësit për një vit të mbarë shkollor!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu