Diss për reperët, Capital T zbulon pak nga kënga e re

0

Capital T prej kohësh ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re që mban titullin “Diego”. Kënga tashmë është plotësisht gati dhe pritet që të lançohet në datë 27 mars. Ndërkohë që të gjithë fansat po e presin me padurim, Capital T ju ka shuar kuriozitetin duke zbuluar një pjesë të tekstit.

Kjo këngë duket se do të jetë një diss i fortë për gjithë reperët e tjerë. Por përveç kësaj Capital T konfirmon vetë përmes saj zërat se ka qenë për pushime në Maldive me të bukurën shqiptare, Adrola Dushi.

“Thirrëm Diego x3 i Argjentinës hajde genius kapu n’pen*s. Stinës pi thojn dimër un n’pushime jom n’Maldive. Afër me nifar dive ftyrën t’njëjt si t’Angelinës. Ju kan nal koncertet dojn me dek prej karantinës”, ka shkuar Capital T në një postim në Instagram.

Disa ditë më parë fansat e reperit hodhën dyshime se ai ka qenë në pushime në Maldive së bashku me Adrolën. Në fakt ishin fotot në rrjete sociale ato që i nxorën ata të dy zbuluar. Fotot e tyre ishin shumë të ngjashme dhe dukeshin që ishin shkrepur në të njëjtin vend.

Po ashtu ditën e djeshme Capital T dhe Adrola u shfaqën bashkë në New York, vend në të cilin ndodhen aktualisht me njëri-tjetrin. Ata publikuan foto nga New York-u dhe menjëherë pas postimeve nuk munguan komentet ngacmuese nga ndjekësit e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu