Dita Botërore e Muzikës në Elbasan :Artistë të njohur e të rinj në një mbrëmje magjike në kalanë e qytetit!

0

 

Në Amfiteatrin dhe muret historike të kalasë 2-mijë vjecare të Elbasanit u përkujtua Dita Botërore e Muzikës. Një mbrëmje magjike e cila bëri bashkë emra të njohur të muzikës shqiptare të cilët njihen në arenën ndërkombëtare si tenorët Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha.

Sakaq nën dirigjimin e Dimitri Scarlato tingujt klasik të orkestrës së Harqeve të Elbasanit u harmonizuan mrekullisht me ato të Universitetit të Tiranës. Një mbrëmje ku kryefjala ishte muzika dhe fuqia që ajo ka të formësojë cilësisht ndjesitë më pozitive të Shpirtit . Artistë të konfirmuar e të rinj të cilët sapo kanë hedhur hapat e para në fushën e artit përcollën gjithcka nga muza e tyre artistike. Për tenorin Kastriot Tusha çdo performancë në Elbasan është njësoj si të rikthehesh në shtëpi.

Nën udhëheqen artistike të Isak Shehu instrumentistë nga Elbasani, Tirana, madje përtej kufinjve ia shtuan hijeshinë mbrëmjes muzikore. E ndërsa për organizatorët është sukses interesi që brezi i ri tregon për muzikën klasike.

Dita botërore e muzikës e ka origjinën nga Franca por kjo traditë ka rrugëtuar me shpejtësi edhe në vende të tjera, përfshirë dhe Shqipërinë ,vecanërisht Elbasanin i cili njihet ndryshe si qyteti i kulturës dhe artit.

Infoweb Media/ Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu