Dita e gjashtë e protestës/ Situata e qetë në kryeqytet

0

Sot, në orën 18:00 nisi dita e pestë e protestës në kuadër të kauzës për Klodian Rashën, djali 25-vjeçar që u vra nga efektivi policisë.

Deri më tani, situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat e rendit kanë marrë masat dhe janë vendosur në vende të ndryshme.

Policia që është vendosur në sheshin “Skënderbej” po bën verifikimin  e të rinjve që hyjnë në shesh, ndërsa është shprehur e vendosur që do të zbatohen masat anti COVID dhe nuk do të lejohet asnjë grumbullim.

Përmes një njoftimi të dhënë ditën e sotme policia shkruan se është e vetëdijshme për ndjeshmërinë popullore që shkaktoi vrasja e të riut nga dora e një efektivi, por tashmë që protestat kanë degraduar nuk do të lejojë asnjë tubim që shkel masat kundër koronavirusit.

Pas vrasjes së Klodjanit, vendi u përfshi në protesta të cilat agravuan në dhunë. Në Tiranë dje u zhvillua dita e 5 e protestës, e cila ishte më e zbehtë, krahasuar me ditët e tjerë, megjithatë as këtu nuk munguan situatat e tensionit, ku janë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të policisë, por nuk kanë shpëtuar as semaforët, sinjalistika rrugore e stacionet e autobusëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu