Dita e shtatë e protestës për çmimet, studentët mblidhen sërish përpara kryeministrisë, ja thirrjet ndaj qeverisë

0

Studentët janë mbudhur sërish për të protestuar përballë kryeministrisë për rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

 

Të shumtë në numër, ata po nisin të flasin në podiumin e improvizuar përpara kryeministrisë dhe të kërkojnë uljen e çmimeve. Kujtojmë se një ditë më parë, qytetarët protestues parashtruan 3 kërkesat e tyre. E para kishte të bënte me heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta për pezullimin e përkohshëm të akcizës dhe e treta që të rishikohet minimumi jetik.

Sakaq, ata i vendosën afat qeverisë deri më datë 18 mars, ndërsa shtuan se nëse kërkesat nuk plotësohen deri në këtë ditë, atëherë kryeministri Rama të japë dorëheqjen. Qytetarët kanë thënë se do të dalin çdo ditë ne sheshe derisa kërkesat e tyre të plotësohen, ndërsa të shtunën në orën 11:00 kanë paralajmëruar një manifestim mbarëkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu