Dita nis me kthjellime, si do të vijojë parashikimi i motit për sot

0

Vendi ynë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare ku në skajin verior dhe zonat lindore priten edhe reshje të izoluara dhe të pakta.

Por pas mesditës pritet largim i vranësirave dhe mbizotërim të motit me diell në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 2°C, por rritje të lehtë sjell dhe mesdita ku vendi do shënojë 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale në veri ku priten dhe reshje të pakta.

Maqedonia e Veriut

Moti në MV gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Rajoni dhe Europa

Kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të Europës, kryesisht me diell do të paraqiten Brigjet e Egjeut dhe Europa Veriperëndimore.

Ndërsa vranësira dhe reshje të pakta shiu do ketë Gadishulli Iberik, Europa Qendrore dhe Lindja e Kontinentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu