Prej gati një jave vendi ynë është përfshirë nga i nxehti afrikan, ku temperaturat kanë shënuar mbi 42°C.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditëve të nxehta po u vjen fundi, pasi në fundjavë temperaturat e larta do të filojnë të zbresin gradualisht.
Kryesisht të shtunën dhe të dielën temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksimale, ndërsa 3 ditët në vijim do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare.
Postimi i plotë i SHMU:
Masat ajrore të nxehta që prej ditësh kanë qënë prezente mbi vendin tonë gradualisht do të tërhiqen. Temperaturat do të pësojnë renie në vlerat maksimale kryesisht ditën e shtunë dhe të dielë.
Për 3 ditët në vijim moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Era përgjithësisht do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.