Zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi/ Çfarë e zbuloi autorin me dy emra

0

Në foto: Majtas Mirgen Toshi, djathtas Ilir Rexhepi

Zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi, krim i ndodhur më 30 dhjetor të 2011 në Elbasan. Ka qenë një gjurmë gjaku që ka zbuluar autorin, ndërsa Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshi, ndërsa ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Mihal alias Mirgen Toshi është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur 10 vjet më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi.

Autori ndodhet në një tjetër burg

Por në këtë fazë ku ndodhen hetimet, ai s’mund të arrestohet pasi ndodhet në një burg të Selanikut në Greqi. Burimet bëjnë me dije se Mihal Toshi, ndodhet në Selanik të Greqisë, ku po vuan dënimin me 16 vite burg për trafik droge.

Kujtojmë se Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës.

Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua Ilir Rexhepi në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu