Divjakë/ Mjeti bujqësor përplas motoçikletën, një i dëmtuar

0

Ditën e sotme, reth orës 11:10 në Divjakë, një shtetas me inicialet L.Z., 35 vjeç, i cili po drejtonte një mjet bujqësor tip “Fiat Agri”, ka përplasur një motoçikletë tip “Yamaha”, e cila drejtohej nga shtetasi me inicialet R.Dh., rreth 40 vjeç.

Mësohet se ky i fundit është dërguar në spital aty ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në qëndër te Divjakës, mjeti buqësor tip “Fiat Agri” me drejtues shtetasin L. Z., rreth 35 vjeç, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha” me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 40 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu