Dj Blunt dhe Real 1 kapen me drogë në makinë/ Gjykata merr vendimin

0

Dy reperët e njohur, Real 1 dhe Dj Blunt u kapën ditën e djeshme nga policia me lëndë narkotike.

Sipas aktakuzës, me datë 27 janar 2019, rreth orës 14:30, në lagjen “Ulpiana” tek rrethi i Fontanës në Prishtinë, njësiti Policore kanë ndaluar veturën e tipit BMW, ku e drejtonte Edon Dedi si dhe me të gjendej pasagjeri Ilir Zhita, gjatë kontrollimit nga ana e Policisë, tek i dyshuari Edon Dedi janë gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marijuanë, me peshë prej 10.5 gram, ndërsa tek i dyshuari Ilir Zhita po ashtu është gjetur sasi prej 3.2 gram si substancë e llojit marijuanë, të cilën e kanë poseduar pa autorizim.

Të dy reperët e pranuan fajësinë e tyre dhe u shprehën të keqardhur për rastin në fjalë, duke premtuar para gjykatës se nuk do përsërisin më veprime të tilla. Ndërkohë ditën e sotme gjykata ka marrë vendimin për Dj Blunt dhe Real 1, duke i dënuar me gjobë.

I akuzuari Edon Dedi, i njohur me emrin artistik Dj Blunt, është dënuar me gjobë prej 350 euro dhe gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari tjetër Ilir Zhita, i njohur me emrin artistik Real 1, është dënuar me gjobë prej 300 euro dhe gjashtë muaj burgMe pëlqimin e të akuzuarve dënimi me burg është shndërruar në dënim me gjobë prej 600 euro.

Gjykatësi Gent Beka deklaroi se të pandehurit Edon Dedi i është konfiskuar sasia e substancës narkotike e llojit marijuanë, me peshë prej 10.5 gram, dhe të pandehurit Ilir Zhita po ashtu i është konfiskuar sasi prej 3.2 gram. Dy reperët janë të detyruar që gjobën e tyre ta paguajnë në një afat kohor prej 30 ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu