Dj Vicky rrëfen momentin kur këngëtari i njohur e shpëtoi gjatë prangosjes

0

Dj Vicky gjatë një interviste të zhvilluar ka rrëfyer historinë më emocionuese që i ka ndodhur,duke përfshirë këtu situata të rrezikshme.Pa hezitim ai i është përgjigjur pyetjes nëse është prangosur ndonjëherë dhe përgjigja ishte pozitive,shkruan InfoWebTv.

Së bashku me djemtë e “Threedots” gjatë një udhëtimi në Kosovë,Dj Vicky kishtë marrë përgjegjësinë për t’i dhënë makinës edhe pse pa patentë.Por,miku i tij Flori Mumajesi i kishte ardhur menjëherë në ndihmë,pa e lejuar situatën të agravojë.

“Kemi patur një koncert në Kosovë dhe njëri nga djemtë që duhet t’i jepte makinës ishte i dehur.Unë nuk kisha patentë por nuk isha i dehur. Dhe si një fëmijë idiot për të mos më kapur policia mbylla dritat e makinës dhe iu vura pas një kamioni.

Shoferi është trembur dhe ka njoftuar në radio që kam një makinë që po më vjen nga pas. Më kapën dhe më vunë në pranga, më ulën dhe përtokë. Shyqyr Zotit që Flori ishte afër me makinë dhe më shpëtoi si dhe një nga djemtë që ishin aty. Ishte një gabim“, shpjegoi Dj Vicky.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu