Xhixho : Të rinjtë që vijnë në takimet e mia,fotografohen dhe u dërgohen prindërve të tyre.Kërcënime nga qeveria për të blerë vota!

0

E ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ,kandidatja për deputete e LSI-së,Erisa Xhixho ka theksuar se të rinjtë që shkojnë në takimet e saj, janë fotografuar dhe qarkuar me rreth të kuq, dhe u dërgohen prindërve të tyre për t’u treguar se po ndjekin kandidatët e opozitës,shkruan InfoWebTv.

Këtë gjë Xhixho e ka denoncuar para OSBE-ODIHR dhe ka insistuar se do të bëjë çdo gjë për ta faktuar, atë që sipas saj janë kërcënimet që bën qeveria në terren.Sipas kandidates për deputete,qeveria po përpiqet me domosdo të rikthejë skenarin e vitit 2017,qoftë për të blerë vota,por edhe për të intimiduar qytetarët.Kjo gjë,ka nënvizuar Xhixho,nuk do ta shmangë nga humbja e 25 prillit.

“Vajza djem të rinj që vijnë në takimet e mia rrethohen me kryq, fotografohen dhe u çohen prindërve që vajza a po djali jot ka qenë në takimet e kandidates së opozitës. E kam bërë denoncimin para OSBE-ODIHR dhe do të bëj çdo gjë për të faktuar gjithë procesin e kërcënimeve dhe trysnisë që po zhvillohet në terren nga kjo qeveri e cila nuk ka armë tjetër për t’ju drejtuar qytetarëve, shfrytëzon të gjitha manovrat për kthimin e skenarit të 2017 për të blerë vota, apo për intimidimin e qytetarëve, por kjo nuk do ta shmangë nga humbja e 25 prillit. Mendoj që shqiptarët nuk meritojnë më një qeveri e cila nuk mban përgjegjësi për premtimet e saj.” ka thënë Xhixho.

Erisa Xhixho është renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë me Lëvizjen Socialiste për Integrim në Tiranë.Xhixho tha se Rama do të jepte llogari për gjithë dështimet që ka bërë në qeveri.

‘Unë mendoj se shoe-t e zotit Rama nuk e fshehin gjithë zhgënjimin që kanë qytetarët dhe që unë prek çdo ditë gjatë takimeve që kam me qytetarët dhe mendoj se kjo nuk e shpëton dot. Fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë bindëse. Mendoja se zoti Rama do të jepte llogari për gjithë dështimet që ka bërë në qeveri dhe largimet që ka bërë nga vendi, por e ka kthyer në strategji fushate duke stigmatizuar opozitën. Mendoj që janë gramat e fundit të dëshpërimit të tij dhe gjithë qeverisë së tij, pasi nuk kanë as program as ide. Një forcë e majtë duhet të tregonte se kanë një mbështetje dhe vëmendje ndaj shtresave vulnerabël.’– tha Xhixho.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu