Djali akuzohet se ka dhunuar fqinjin/ Babai thotë se e ka inskenuar vetë

0

Gjykata e Elbasanit la në burg me afat 20 ditë deri sa të vijë Akti i Ekspertimit Mjekoligjor i të dëmtuarit , 34- vjecarin Gentian Myrta, i cili pak ditë më parë u arrestua nga policia në pikën kufitare të Kapshticës pasi dyshohet se ka dhunuar për arsye pronësie fqinjin e tij Hamit Mehmetaj nga fshati Shushicë në Elbasan. Mbi Myrtën rëndon akuza e “vrasja” e mbetur në tentativ, pasi akuzuesi deklaroi para togave blu se fqinji tentoi ta shtypte me makinë dhe i ka gjuajtur me leve ndërsa vetë ai pretendon se ka qënë duke lëvizur me bicikletë. Por babai i Gentian Myrtës, Nazif Myrta teksa pret vendimin e gjykatës në shkallët e kesaj të fundit jep versionin e tij për ngjarjen . Ai thotë se djali i tij nuk ka dhunuar askend dhe se e gjitha është një inskenim i fqinjit pasi edhe më herët kanë pasur konflikte mes familjeve madje i moshuari thotë se edhe është dhunuar prej tij. Ndonëse e denoncoi si rast Mehmetaj jo vetëm që nuk u dënua por vijon ti kërcënojë si familje.

Z. Myrta kërkon drejtësi për djalin e tij duke theksuar se ai nuk ka bërë asgjë që cënon ligjin.

Molle sherri mes fqinjve është bërë një sipërfaqe toke e cila synohej nga të dyja palët. Madje në dhjetor të vitit të shkuar i plagosuri Hamit Mehmetaj kishte dhunuar rëndë babain e autorit Gentian Myrtës në mes të fshatit duke i thyer nofullën dhe thyer njërën dorë. Ndonëse ky rast është denoncuar në polici dhe ka nisur një procedim konflikti mes paleve ka vijuar .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu