Djali i ndjerë i Joe Biden nderohet me medalje në Kosovë

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dorëzuar sot Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan Joe Biden.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka pranuar medaljen presidenciale që i është dhënë djalit të ndjerë të Joe Biden.

Beau Biden punoi në Kosovë pas luftës së viteve 1998-1999 ndaj forcave ushtarake serbe, dhe së bashku me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kontribuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu