“Djali më ofendoi dhe e qëllova”, zbardhet një tjetër dëshmi tronditëse e autorit të vrasjes së 8-vjeçarit

0

Një tjetër dëshmi tronditëse është bërë sot nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili goditi në kokë dhe më pas

Një tjetër dëshmi tronditëse është bërë sot nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili goditi në kokë dhe më pas groposi fqinjin e tij 8 vjeç.

InfowebTv ka siguruar rrëfimin e autorit në polici, i cili ka treguar edhe detaje nga krimi monstruoz.

Mësohet se ditën e sotme, viktima ishte filmuar në lagje teksa bënte xhiro me biçikletë, ndërsa më pas ishte parë që hynte drejt shtëpisë së autorit. Po ashtu bëhet e ditur se pasi policia ka kontrolluar gjithë shtëpinë, në cep të oborrit është konstatuar një grope me dhe të punuar. Menjëherë punonjësit e policisë kanë nisur të gërmojnë vendin dhe është konstatuar trupi i pajetë i djalit me goditje në kokë me mjete të forta, kazmë ose lopatë.

Gazetari raporton se gjatë gjithë kësaj periudhe autori ka pasur komunikim me familjen e viktimës dhe nuk ka pasur konflikte, madje është interesuar disa herë për të pyetur nëse ishte gjetur apo jo djali.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu