Djali në gjendje të rënduar psikologjike/ Pastruesja pranon grabitjen e mijëra eurove, punonte në mbi 10-të banesa të zyrtarëve të lartë

0

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në banesën e zyrtares së Kryeministrisë, ku autorë janë Rozeta dhe djali i saj Havier Dobi.

Mësohet se pastruesja, 49-vjeçare ka pranuar vjedhjen e banesës së zyrtares, Alba Klosi ndërsa djali i saj nuk ka dhënë ende një dëshmi të plotë, pasi është në gjendje të rënduar psikologjike.

Nga ana tjetër, mësohet se pastruesja ka qenë në hetim prej 5 muajsh, pasi dyshohej se kishte vjedhur një banesë të një shqiptaro-amerikaneje. Por shkak për të rënë në gjurmët e saj është bërë denoncimi i zyrtares që prej 15 dhjetorit të vitit që lamë pas.

Sakaq siç konfirmoi dhe bashkëshorti i saj Spartak Dobi, pastruesja punonte në mbi 10 banesa si pastruese dhe shumica ishte e zyrtarëve të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu