Djali plagos me thikë babain e tij, 65-vjeçari ndërron jetë në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut pasi 40-vjeçari nga Kumanova ka sulmuar me thikë babain e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku shtetasi me iniciale B.J., ka plagosur me thikë, 65-vjeçarin i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spital.

“Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.40 vjeç nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J. 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë së Kumanovës.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një tjetër krimi në familje që ndodhi në Maqedoninë e Veriut një natë më parë.

Një djalë vrau nënën e tij dhe gjyshen në Shkup.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu