Djali rreh babain, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

0

32-vjeçari i identifikuar me incialet A. X., banues në Gjirokastër dyshohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 58-vjeçar.

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është denoncuar nga babai i tij. 32-vjeçari i identifikuar me incialet A. X., banues në Gjirokastër dyshohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 58-vjeçar, i idetifikuar me inicialet V. X.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ndërkohë ai u akuzua për veprën penale “Dhuna në Familje”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, vihet në pranga 32-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin: -A. X., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se 32-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babai të tij, shtetasit V. X., 58 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu