Monika befason me deklaratën e saj: Bora dhe Donaldi po përdorin historinë për marketing

0

Ndonëse “Big Brother VIP” ka muaj që ka mbaruar, duket se trekëndëshi Bora-Donald-Trixa vazhdon të ngjallë reagime.

Më e fundit që është pyetur lidhur me këtë situatë është ish-banorja, Monika Lubonja, e cila në një intervistë për “Mirage” ka thënë se mes këngëtares dhe Veshaj pati vërtetë një kimi.

“Kemi qenë te lavanteria dhe i kam thënë Fifit në një bisedë se gjërat po bëhen si serial indian. E dija që do ndodhnin ashtu, që te marrëdhënia Donald-Semi. Ndoshta është edhe eksperienca e jetës. Po të shikosh, unë kam qenë me Ilirin duke folur dhe Donaldi me Beatrixën kanë qenë një nga të vetmit çifte për të cilët kemi thënë se ka patur kimi në sytë e tyre. Edhe të Donaldit. Nuk dua të shkoj te paragjykimi, apo gjërat që njerëzit flasin. Ne pamë që të Donaldi kishte tërheqje të padiskutueshme. E dinë ata të tre se çfarë ndodhi, kur si qysh. Ne do bëjmë aludimet tona dhe do shkojmë te paragjykimet tona. Nuk e dimë ku çedoi”, tha ajo.

Më tej, për marrëdhënien Bora-Donald, Monika u shpreh se e gjitha po bëhet për marketing dhe është kthyer në një telenovelë.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”.- tha Monika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu