‘Djemtë s’duan të dalin me mua’ / Selena Gomez revoltohet

0

Selena Gomez është single prej shumë kohësh dhe siç mund ta dini, pandemia e ka vështirësuar edhe më procesin e gjetjes së shpirtit binjak.

Gjithsesi, së fundmi Gomez është parë në krahët e një burri- që në fakt është  Aaron Dominguez, kolegu që luan krah saj në serialin e ri “Only Murders in the Building” që po xhirohet aktualisht.

Mjaftuan vetëm dy foto të shkrepura nga paparacët që njerëzit të arrinin në konkluzione të pavërteta. Dhe sipas Selena-s ky është pikërisht shkaku pse e ka thuajse të pamundur të dalë në takime dhe të ketë marrëdhënie normale.

“Ne sapo kishim filluar të punonim bashkë. Seriozisht kur dëgjova këto thashetheme mendova me vete që ja pse s’është çudi që djemtë s’duan të dalin me mua. Mendoj që atyre ju interesoj vetëm sepse jam e re dhe sa më shumë rritem, aq më pak do t’i interesoj. Kjo është një pjesë e punës që s’e pëlqej fare. Gjithsesi jam shumë në rregull me faktin që tani për tani nuk jam e përfshirë me askënd.”-u shpreh ylli i Disney-it gjatë një interviste për The Los Angeles Times.

Pasi Gomez pa që paparacët po vazhdonin të merreshin me të dhe kolegun e saj, i përshëndeti me një gjest të tillë që përfundoi me foton më virale të momentit.

“Dikush po tregohej i paedukatë dhe s’më pëlqejnë fare njerëzit që e bëjnë këtë. Unë jam shumë njeri modest deri në momentin që ti tregon mungesë respekti. Ndoshta s’isha në kohën time më të mirë, por bëra atë që duhej bërë. Prandaj mos i flisni njerëzve keq.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu