“Do e falje tradhtinë për djalin?”/ Selvije Jaho flet “pa dorashka”, tregon marrëdhënien me mamanë e Shpatit

0

Selvije Jaho dhe Shpat Kasapi janë bërë prindër për herë të parë së fundmi dhe vazhdimisht kanë ndarë në rrjete sociale fragmente të jetës së tyre tashmë në një fazë tjetër.

Ndërkohë, Selvija, nëpërmjet një “Ask me a question” në llogarinë e saj të “Instagram”, ka diskutuar më të gjithë ndjekësit temën e tradhtisë, apo të marrëdhënies me prindërit e parterit.

“Më ka vajzë të vogël, pasi Shpati ka një motër më të madhe të mrekullueshme dhe pastaj vi unë. Kemi raporte shumë të mira sinqerisht, madje tani jam në Gostivar tek mami im dhe më ka marrë malli të shkoj në Shkup që ta përqafoj mamin e Shpatit e të më këshilloj siç di ajo për shumë gjëra.”

S’dua ta lodh unë vetë çdo herë. Për mua ajo ka qenë mbështetja më e madhë në shtatzëni dhe tani. Pasi përveç të tjerash është edhe specialist e marrëdhënieve familjare dhe më ka ndihmuar shumë në raport me Roelin me ndërtimin e raporteve nënë-fëmijë.”- ka treguar ajo.

Më tej, ajo ka këshilluar të gjithë vajzat e reja që të mundohën t’i kuptojnë më shumë brezat më të vjetër dhe të tregojnë gjithnjë respekt.

“Më besoni që edhe ne të rejat kemi pak faj. Nuk mundohemi t’i kuptojmë gjeneratat më të vjetra, mendojmë se vetëm për keq na flasin vjehrrat. Edhe fjalën më të mirë e keqkuptojmë disa herë, se nuk ulemi me veten pakëz të mendojmë se: “hey ajo është nëna e burrit tim, burrin tim e ka fëmijë dhe don më të mirën për fëmijën e saj”.

Kush vjehërr don ta shohë nusen e djalit keq? Asnjë, ndaj dhe keqkuptohen nga ne. A e di sa me komplekse rrinë vjehrrat kur vjen nusja, sepse nuk e dinë si të reagojnë si të të flasin. Sepse të rejat nuk ua japin hapësirën mendoj. Nuk sillet çdo gjë rreth burrit, ai burrë ka nënë baba, vëlla e motër. Si do doje ti të ti respektojë familjen tënde ashtu mundohu ti t’ja respektosh familjen atij. Por që tregohuni në fillim vetja, e jo në fillim engjëll dhe pastaj djall. Edhe anasjelltas vlen për vjehrrat.”

Selvija ka folur gjithashtu edhe për tradhtinë bashkëshortore, e pyetur nëse do ta falte për hirë të djalit.

“Pse duhet për hatër të djalit të falësh gjëra? Absolutisht jo. S’më pëlqen fare të flas për bureca si bukurreca që fshihen nga përgjegjësitë e tyre.”- është përgjigjur ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu