Do hidhnin banesën në erë. Detaji që zbuloi grupi hetimor dhe gabimi që bënë autorët tek shtëpia e Talo Çelës

0

 

Dalin detaje të reja nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në shtëpinë e të shumëkërkuarit Talo Çela. Grupi hetimor gjeti edhe një sasi eksplozivi 2.8 kg i llojit tritol i pa plasur.

Sipas hetimit, kjo sasi ishte mbështjellë me një qese dhe nuk shpërtheu pasi fitili ishte fikur menjëherë dhe autorët nuk e kanë pikasur këtë. Grupi hetimor pasi është siguruar e ka marrë qesen dhe e ka dërguar në laborator për gjurmë gishtërinjsh.

Sipas asaj që mësohet, pavarësisht se shtëpia e Talo Çelës ka qenë më kamera sigurie, policia nuk ka gjetur asnjë të dyshuar. Ndërkohë mendohet se janë kontrolluar online përmes një aparati celular.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lagjes dhe dyshohet se në vendin e ngjarjes ishin dy persona, njëri që vuri tritolin, tjetri që e priste në makinë. Para se të vendosej sasia eksplozive, u vu re një makinë e dyshimtë që kaloi dy herë para shtëpisë së Talo Çelës.

Edhe pse e vështirë për tu identifikuar për shkak të errësirës grupi hetues mendon se në këtë akt është përdorur një makinë e tipit “Renault” ose Citroen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu