“Do ma përmendë edhe kur të hedhë dheun tek varri”, Kryemadhi tregon gabimin që Meta nuk do ia falte kurrë

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emsionin “Goca dhe Gra” ku mes temës për rolin e grave në drejtimin e një vendi, ajo ka folur edhe mbi atë që ajo e konsideron si “gabimin më të madh”, konkretisht djegien e mandateve. “Ky është gabimi që Meta nuk do ma falë as kur të vdes”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Vetë demokracia jonë sot nuk është e tillë se po të ishte do të kishim një vendimmarrje gjithëpërfshirëse. Ka shumë pak burra që marrin lejen e lindjes, jo vetëm në Shqipëri dhe barra kryesore i bie gruas.

Gruaja është target më i vështirë për tu kapur nga elementet e korrupsionit për shkak të përgjegjshmërisë. Një nga gabimet e mia ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht pasi dëshira ime ishte si një lloj etjeje. Meta edhe kur të vdes, do ma përmende në dheun që do më hedhe tek varri, për pjesën e djegies së mandateve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu