Turqia, “shpëtimi” i Evropës për shkëputjen e vartësisë nga energjia ruse

0

Turqia ndodhet mes Evropës dhe rajonit të pasur me energji të Lindjes së Mesme. Me infrastrukturën e saj të gjerë të tubacioneve të lidhura në rrjetin evropian të furnizimit me gaz, Turqia beson se mund të luajë një rol vendimitar për t’i dhënë fund vartësisë së BE-së nga gazi rus.

Në Mesdheun Lindor, Izraeli ka rezerva të mëdha gazi, të zbuluara së fundmi. Turqia po propozon që një tubacion nga Izraeli të lidhet me rrjetin turk, për të furnizuar Evropën.

Bashkëpunimi energjetik u diskutua në vizitën e muajit të kaluar të presidentit izraelit në Ankara.

Nuk është e lehtë, por me përpjekjet e përbashkëta të Turqisë, Izraelit dhe Bashkimit Evropian projekti mund të realizohet”, thotë Mithat Rende, ish-ambasador i Turqisë në Katar.

Ministrat e energjisë në Turqi dhe Izarel do të takohen në Jeruzalem, më vonë këtë muaj.

Por marrëdhëniet e tendosura mes dy vendeve shtojnë dyshimet nëse Izraeli është gati t’i besojë Turqisë për arritjen e marrëveshjes. Ndërkohë, Uashingtoni mbështet planet e tubacionit turko-izraelit të gazit, thonë analistët.

Gazi nga rajoni gjysmë autonom kurd në Irak është një alternativë tjetër për furnizim të Evropës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu