“Do më pelqente të punoja me Ardi Veliun” Policia i dhunoi djalin, Zaida Çobo habit me deklaratën

0

Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia pranë liqenit artificial të Tiranës, Zaida Çobo ka komentuar takimin që zhvilloi me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Kujtojmë që ky takim erdhi pasi Veliu shfaqi një video ku Çobo mbante një pistoletë në dorë pa e ditur që ishte pjesë e xhirimeve të një filmi, dhe më pas i kërkoi ndjesë publike.

Por mesa duket pavarësisht asaj që ndodhi, nëna Zaida Çobo dëshiron që në të ardhmen të jetë pjesë e Policisë së Shtetit.

“E kam takuar edhe më parë Ardi Veliun, pasi kam shkuar kohë më parë të ankohesha se nuk fitova një konkurs për t’u bërë pjesë e Pòlicisë së Shtetit. Do më pëlqente që të isha pjesë e Pòlicisë dhe të punoja me Ardi Veliu”, tha Çobo ndër të tjera.

Ndërsa për takimin me Veliun, Zaida tha se “ndjesa e tij i është dukur e vërtetë dhe se nuk ka zgjatur shumë”. “Më kërkoi ndjesë dhe nuk e pyeta se përse e bëri një gjë të tillë. Ende nuk e kam tërhequr padinë, është akoma çështje pezull. Ndërsa në lidhje me çështjen e djalit që ma dhunuan policët, i kam thënë edhe Ardi Veliut që do e dërgoj deri në fund”, u shpreh ajo në programin “Shqipëria Live”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu