Do shpërblehet me 100 dollarë kush bën vaksinën ndaj Covid.
New York po planifikon që të paguajë 100 dollarë për çdo person që vendos të marrë dozën e parë të vaksinës Covid.
Lajmi u bë me dije nga vetë kryebashkiaku Bill de Blasio gjatë një konference për shtyp ditën e sotme. “Stimujt ndihmojnë jashtëzakonisht shumë. Unë mendoj se kjo është një masë shumë, shumë tërheqëse për njujorkezët dhe që do të ketë një ndikim të madh”, tha Kryetari i Bashkisë Bill De Blasio.
Ky stimul do të fillojë ditën e premte (30 korrik) dhe do jetë në dispozicion për të gjithë personat që marrin dozën e parë kundër Covid.
59% e popullsisë së qytetit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 54% janë plotësisht të vaksinuar.