Baba i dy fëmijëve/ Ky është 30 vjeçari që u vra sot. Miku bën postimin prekës: “Zoti marrtë hak për ty”! (Foto)

0

Babai i dy fëmijëve mbeti i vrarë sot pas një konflikti për pronën në Garunjë të Lushnjës. Gjithashtu janë plagosur babai dhe dy vëllezërit e tij.

Romeo Hasalla 30-vjeçar ndërroi jetë pasi kushëriri i tij, Kastriot Hasalla e qëlloi me armë. Plagë morën edhe babai dhe vëllezërit e tij që ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një mesazh prekës bën miku i Romeos: U prefsh né paqe vella shoku Jon Romeo Hasalla Zoti Mart hak per Ty qofsh i xhenetit lamtumir Vella do na mungosh- thotë ai.


Si zakonisht ai së bashku me vëllezërit dhe të atin, i ishin drejtuar tokave të tyre, ku i prisnin kushërinjtë e sapokthyer nga Italia, të cilët i qëlluan me çifte, pas një sherri për pronën e mbjellë me ullinj nga familja e viktimës.

Kastriot dhe Afrim Hasalla, së bashku me 20-vjeçarin Marjus Hasalla, kishin marrë një zetor për të shkulur ullinjtë që ishin mbjellë nga të afërmit e tyre në një tokë e cila kishte qenë shtetërore, dhe më pas burim konflikti për familjet.

Policia mbetet ende në kërkim të tre autorëve, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestrua arma e gjahut, e cila u përdor në krim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu