“Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq dhe…”/ AMA i tërheq vëmendjen Top Channel për dhunën verbale në ‘Big Brother VIP 2’

0

AMA i ka kritikuar duke i kujtuar se ndalohet transmetimet e videos në fjalë që nxisin intolerancën ose justifikojnë dhunën.

TIRANË- Deklarata horror e aktorit Amos Zaharia ka detyruar Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA) t’i tërheqë vëmendjen “Top Channel” për emisionin “”Big Brother Albania VIP 2”. Pas deklaratës së tij, AMA i ka kritikuar duke i kujtuar se ndalohet transmetimet e videos në fjalë që nxisin intolerancën ose justifikojnë dhunën.

DEKLARATA E PLOTË:

Këshilli i Ankesave i tërheq vëmendjen TOP Channel për shkelje të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në: * nenin 4,pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslejimi i transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën” * nenin 32, pika 4 “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”. * nenin 33, pika 1/ç: “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; pika 1/d: “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“. Si edhe për shkelje të Kodit të Transmetimit, miratuar me Vendimin e AMA-s, nr. 228, datë 11.12.2017, në: * Seksionin 1, pika 1.5. “Transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve”, pika 1.6. “Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë”. Duke patur parasysh: se “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, vlejnë njësoj edhe për transmetimet sipas kërkesës së përdoruesit (me pagesë) dhe pavarësisht fashës orare. Këshilli i Ankesave, – tërheq vëmendjen për shkeljet e mësipërme, – kërkon ndalimin e publikimit të videos në kanalin zyrtar në Youtube, – paralajmëron, se çdo përsëritje do të trajtohet sipas dispozitave në fuqi”, thuhet në deklaratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu