Do të habiteni kur të dëgjoni këngën 9-vjeçare të Antonelës

0

Në fillim Mevlani, pastaj iu bashkua Juli. Më vonë Melisa, ndërsa Ana Lleshi deklaroi se do t’i futej gjithashtu muzikës.

As Ana Kauri s’mbeti pas, duke treguar se ka gjithashtu ndërmend t’i futet muzikës. Por, të gjithë këta janë shumë “mbrapa” në krahasim me Antonelën, e cila e paska publikuar këngën e saj të parë dhe të vetme në Youtube 9 vite më parë!

Projekti i saj titullohet “Koha kalon”, teksa “videoklipi” është një kolazh i fotove të vjetra të Antonelës, shumë ndryshe nga sot.

Konkurrentja s’ka folur kurrë për këtë projekt, por s’ka mundur t’i shpëtojë kërkimeve të fansave!

Pas një pushimi për të marrë veten nga ngjarja Ledjana-Mevlan, Antonela u rikthye fuqishëm në studio duke injoruar konkurrentin për të cilin kishte shfaqur deri tani pëlqim të madh.

Ajo zbuloi se ka shkëmbyer një puthje me Mevlanin për Shën Valentinin, duke e pyetur se cila nga puthjet i ka shijuar më shumë ajo me të apo me Ledjanën.

“Doja t’i thosha atij burrit cilat nga puthjet të shijoi më shumë ajo për Shën Valentin me buzët e mia natyrale apo ajo tjetra”, u shpreh Antonela duke thumbuar Ledjanën.

Në fund ajo shtoi se për të Mevlani nuk është më askush dhe se shumë shpejt do t’i marr gjithçka që i ka dhënë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu