Do të hapej nesër, Greqia mbyll sërish kufirin në Kakavijë. Ky është shkaku

0

Pas hapjes së kufirit tokësor me Greqinë, ditën e nesërme, mësohet se së fundmi kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zëvendës ministrit të Mbrojtjes Sociale Nikos Hardalias që të anulojë vendimin.

Sipas tij kjo të bëhet pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek.

Por mesa duket arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dizinfektues në palën greke çka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve antiCovid-19.

Kjo masë do të praktikohet tek të gjithë shqiptarët që do hyjnë në territorin grek.

Kërkesa e Kahrimanis, është pranuar nga zyrtari i qeverisë greke çka do të thotë se nesër kufiri me Greqinë në Pikën Kufitare të Kakavijes do të qëndrojë i mbyllur deri në një afat të dytë.

Kjo varet nga instalimi i tuneleve dizinfektues që deri më tani mungojnë në palën greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu