‘Do të sigurohemi që Putin të dështojë’, ministri britanik: Plani rus nuk po funksionon, kishin menduar një luftë rrufe por…

0

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, i tha BBC Breakfast se “plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon” – por si rezultat ne po shohim më shumë zona të civilëve të shënjestruar.

“Ishte menduar të ishte shumë e lehtë, ishte menduar të ishte një lloj lufte rrufe ku trupat ruse do të pushtonin Ukrainën”.

“Në vend të kësaj, ajo që ne po shohim është një mbrojtje e egër nga ukrainasit, e cila është tepër frustruese për Vladimir Putin”, thotë Cleverly.

“Mjerisht si një nënprodukt i zemërimit dhe zhgënjimit të Putinit për sulmin joefektiv, ne po shohim një përshkallëzim në “shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile””, thotë ai.

I pyetur nëse lufta mund të përfundojë deri në maj, siç sugjerojnë disa zyrtarë ukrainas, Cleverly thotë se është “tepër e vështirë” të bëhen parashikime të tilla, por MB duhet të sigurohet që Putini të dështojë në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu